Lajm i mirë për shoferët shqiptarë në Itali

Drejtoria e Përgjithshme e Shërbimeve të Transportit Rrugor ka dhënë një lajm të mirë për të gjithë drejtuesit e makinave shqiptarë që jetojnë në Itali.

Sipas njoftimit, të gjithë bashkëkombësit që jetojnë në shtetin fqinj, do të kenë mundësi të konvertojnë patentat e tyre.

Bëhet fjalë për të gjithë ata shqiptarë që kanë marrë patentën pas 24 janarit të vitit 2017. Gjithashtu, në njoftim thuhet se marrëveshja mes Shqipërisë dhe Italisë do të hyjë në fuqi duke nisur nga data 8 shtator e këtij viti.

Njoftimi i Drejtorisë së Përgjithshme të Shërbimeve të Transportit Rrugor:

Për të gjithë bashkëkombasit tanë në Itali, mbajtës të modelit të ri të Leje Drejtimit (i lëshuar nga 24.01.2017), ju bëjmë me dije se ky model Leje Drejtimi do të njihet per konvertim nga shteti italian duke filluar nga 8 Shtatori 2019, falë marrëveshjes së përbashkët mes dy qeverive!”