Lajm i mirë për Shqipërinë e Kosovën, e pranon dhe Merkel se kanë nevojë për punëtorë

Edhe kancelarja Angela Merkel e ka pranuar se Gjermania ka nevojë për punëtorë nga vende që nuk janë pjesë e Bashkimit Europian.

Ky është një lajm i mirë për Shqipërinë dhe Kosovën, pasi hapen mundësi punësimi. Merkel ka deklaruar:

Ne e dimë se shumë sektorë dhe biznese janë në kërkim të punëtorëve të aftë. Pa punëtorë të aftë, një biznes nuk mund të jetë i suksesshëm. Kjo është arsyeja se pse është e nevojshme që ne të bëjmë çdo përpjekje për të rekrutuar specialistë. Përndryshe, kompanitë do të duhet të migrojnë dhe natyrisht ne këtë nuk e duam.’’
Por ky lajm ka edhe anët e veta negative, pasi Shqipëria rrezikon të mbetet pa krah pune. Deri më tani 285 mijë të rinj janë në proces për t’u larguar nga vendi. Faktorët që i shtynë të largohen është kostoja e lartë e jetesës dhe kushtet e vështira ekonomike.