Connect with us

LDK thotë se Vetëvendosje ia vodhi moton e fushatës (Foto)

Kuriozitete

LDK thotë se Vetëvendosje ia vodhi moton e fushatës (Foto)

Lidhja Demokratike e Kosovës, ka denoncuar partinë Lëvizja Vetëvendosje për përvetësim të motos së tyre të përdorur në vitin 2014. “Vetëvendosje ka vendosur që në këto zgjedhje të bëjë fushatë me moton që e ka përdorur Forumi i Rinisë së LDK’së në vitin 2014, “Me Zemër”, thotë Lidhja Demokratike e Kosovës përmes një reagimi dërguar […]

Lidhja Demokratike e Kosovës, ka denoncuar partinë Lëvizja Vetëvendosje për përvetësim të motos së tyre të përdorur në vitin 2014.
“Vetëvendosje ka vendosur që në këto zgjedhje të bëjë fushatë me moton që e ka përdorur Forumi i Rinisë së LDK’së në vitin 2014, “Me Zemër”, thotë Lidhja Demokratike e Kosovës përmes një reagimi dërguar mediave.
“Për më shumë, edhe paraqitja grafike e logos së Vetëvendosjes është shumë e ngjashme me fushatën e FR të LDK’së të para 3 vjetëve”, thotë partia e udhëhequr nga Isa Mustafa në reagimin e saj.
Më 12 mars të vitit 2014, Forumi i Rinisë së Lidhjes Demokratike të Kosovës kishte prezantuar fushatën me moton “LDK me Zemër”, fushatë kjo për anëtarësimin e të rinjve në gjithë Kosovën.

Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

More in Kuriozitete

Me te lexuarat

Te ndryshme

Facebook

To Top