Connect with us

Letra e emocionuese e Brad Pitt bën xhiron e botës, fjalët e tij prekëse për Angelina Jolie

Showbiz

Letra e emocionuese e Brad Pitt bën xhiron e botës, fjalët e tij prekëse për Angelina Jolie

Kjo letër është publikuar kohë më parë dhe ndoshta pjesa më e madhe njerëzve  e kanë lexuar, por ajo është risjellë sërish në qendër të vëmendjes.

Bota e shou­bizit u shokua me lajmin se Angelina Jolie ka kërkuar shkurorëzim nga Brad Pitt, pasi lidhja e tyre konsiderohej se do të zgjaste përgjithmonë. Fansat e kanë publikuar një letër që e ka shkruar Pit para disa vitesh (kur çifti kishte probleme), e cila është emocionuese dhe është shpërndarë në masë të madhe. Kjo për t’ju kujtuar atyre dashurinë e madhe, tek e cila të gjithë besonin, por mesa duket martesa e tyre është drejt fundit.

 Kjo është letra e plotë e Pit:

“Jeta ime shkoi për të keq. Ajo ishte vazhdimisht nervoze për shkak të problemeve me punën, jetën personale, dështimet e saj dhe problemet me fëmijët. Ajo kishte humbur 13.5 kilogramë dhe peshonte rreth 40.8 kilogramë në moshë 35 vjeçare (tash aktorja është 41 vjeçe). Ajo u dobësua shumë dhe qante vazhdimisht. Nuk ishte më një femër e lumtur. Vuante nga shumë dhimbje koke, dhimbje shpirtërore dhe shtrëngim të nervave në shpinë dhe brinjë. Ajo nuk flinte, e zinte gjumi vetëm në mëngjes; lodhej shumë shpejt gjatë ditës. Marrëdhënia jonë ishte pranë shkëputjes. Bukuria e saj po e linte, kishte ‘qeska’ nën sy, e kapte kokën me duar dhe nuk kujdesej për veten. I refuzonte filmat dhe nuk pranonte role. E humba shpresën dhe mendova se do të shkurorëzoheshim shumë shpejt. Por, pastaj vendosa të veproja. Mbi të gjitha, unë e kisha femrën më të bukur në botë. Ajo është idealja për më shumë se gjysmën e meshkujve dhe femrave në botë, ndërsa mua më ishte dhënë e drejta që të flija në krah të saj dhe të përqafoja shpatullat e saj. Fillova ta bombardoj me lule, puthje dhe komplimente. E befasoja dhe e bëja të lumtur në çdo minutë. I jepja shumë dhurata dhe jetoja vetëm për të. Flisja në publik për të. Të gjitha temat i orientoja drejt asaj. E lëvdoja para miqve tanë të përbashkët dhe para miqve të saj. Nuk do të besoni, por ajo lulëzoi. U bë shumë më e mirë se më parë. Fitoi në peshë, nuk ishte më nervoze dhe më donte më shumë se kurrë. Nuk e kisha idenë se ajo mund të dashurojë aq shumë. Dhe pastaj e kuptova një gjë: Gruaja është reflektim i burrit të saj. Nëse e do deri në çmenduri, ajo do të shndërrohet në dashuri. Sidoqoftë, duket se përkundër këtij përkushtimi, aktori nuk ka arritur ta bëjë të lumtur gruan e tij, e cila prapëseprapë ka vendosur ta braktisë”.
Lexo Me Shume
Dicka qe mund te ju pelqej..
Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

More in Showbiz

Me te lexuarat

Te ndryshme

Facebook

To Top