Connect with us

Limonada, jogurti edhe tre artikuj, të cilët do t’ju bëjnë dhjetë vjet më të moshuar

Shëndetësi

Limonada, jogurti edhe tre artikuj, të cilët do t’ju bëjnë dhjetë vjet më të moshuar

Dhe sapo të mendoni që disa artikuj ushqimorë të cilët i konsumoni çdo ditë janë të mirë apo jo edhe aq të këqij, disa studime shkencore ju demantojnë.

Pra, ndër ata artikuj – të cilët do të duhej t’i shmangni nëse dëshironi të zgjasni rininë dhe të dukeni si një riosh – bëjnë pjesë:

1. Kafja

Kafja paraqet problem të madh kur është fjala për ndryshimin e ngjyrës së dhëmbëve. Kjo ndodh për shkak që përmban tanin, lloj polifenoli i cili zbërthehet në ujë.

Mirëpo, me këtë problem mund të përballeni duke ngrënë ushqim derisa pini kafen, transmeton Telegrafi.

2. Proshuta e njelmët

Proshuta e njelmët dhe sallami janë produkte mishi të thatë të cilët janë me kripë, ndërkaq ato mund të shkaktojnë dehidratimin. Dhe kjo nuk është mirë për lëkurën tuaj, sepse ajo humb kolagjenin dhe nuk është në gjendje që të këndellet.

Për të penguar këtë, duhet patjetër të pini mjaft ujë.

3. Limonada

Duke pasur parasysh që limoni është plot thartinë, nëse qëndron gjatë në dhëmbë, mund të dëmtojë zmaltin. Limoni gjithashtu përmban edhe përqindje të lartë sheqeri, i cili është i dëmshëm për dhëmbët dhe lëkurën.

Në vend të limonadës, pini ujë të pasur me limon apo me ndonjë pemë tjetër.

4. Jogurti

Kur blini jogurt me përqindje të ulët të yndyrës së qumështit, pikërisht keni blerë jogurtin me sasi plotësuese të sheqerit i cili do të duhej që të plotësonte shijen.

Sasia e madhe e sheqerit do të bëjë që lëkura juaj të duket më e vjetër për shkak se ai shkatërron kolagjenin e fibrave, prandaj lëkura nuk është në gjendje të rigjenerohet.

5. Vera e bardhë

Alkooli është njëri ndër dëmtuesit kryesorë kur është fjala për ngjyrën e dhëmbëve tuaj. Shkaktari i kësaj është që alkooli e bën gojën të thatë, ulë sasinë e pështymës dhe shkakton kariesin dhe njolla.

Gjithsesi, më mirë është që të konsumoni verën e kuqe, sepse vera e bardhë është më shumë e thartë dhe mund të shkaktojë më shumë dëme. /Telegrafi/

Lexo Me Shume
Dicka qe mund te ju pelqej..
Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

More in Shëndetësi

Me te lexuarat

Te ndryshme

Facebook

To Top