Connect with us

Liqenit të Thatë i shtohen 500 pemë të reja, Veliaj: Mbjellje masive për Pyllin Orbital

Kuriozitete

Liqenit të Thatë i shtohen 500 pemë të reja, Veliaj: Mbjellje masive për Pyllin Orbital

Liqenit të Thatë i shtohen 500 pemë të reja, Veliaj: Mbjellje masive për Pyllin Orbital

Parku i Liqenit do të ketë një tjetër hyrje të gjelbër në pjesën jugore të tij. Pas gjelbërimit të zonës që dikur ishte kthyer në një vendgrumbullim mbetjesh, Bashkia e Tiranës dhe Agjencia e Parqeve dhe Rekreacionit ka nisur gjelbërimin e zonës së Liqenit të Thatë.

Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj u bë pjesë e aksionit për mbjelljen e 150 pemëve dhe shkurreve të para nga 500 që do mbillen në total në këtë zonë, ndërsa u shpreh se kjo është vetëm faza e parë e mbjelljeve masive që do të realizohen për projektin e Pyllit Orbital.

“Po fillojmë me 150 mbjelljet e para për të vijuar me planin e Pyllit Orbital, të cilin do ta bëjmë publik brenda vitit. Mandej, do të fillojmë mbjelljet masive për t’u siguruar që pavarësisht kush është në drejtimin e bashkisë, t’i kemi lënë një pajë gjeneratës tjetër, çka besoj se të rrisë ndjeshëm cilësinë e jetesës në qytetin e Tiranës. Kjo në thelb është një pjesë që ka të bëjë me menaxhimin e autostradave, megjithatë nuk mund të kemi një park liqeni të bukur, ndërkohë që çdo gjë rreth tij është e zaptuar dhe e zënë”, tha kryebashkiaku i Tiranës.

Veliaj theksoi se periudha e vjeshtës deri në dimër do të shfrytëzohet nga Bashkia e Tiranës dhe ndërmarrjet e saj për të mbjellë jo vetëm më shumë pemë se një vit më parë, por edhe për të krijuar gjurmën e asaj që do jetë Pylli Orbital.

“Kjo është një stinë, e cila besoj do të jetë një stinë model për Bashkinë e Tiranës. Duam të thyejmë rekordin e vjetshëm, me mbi 50 mijë pemë të mbjella në territor, por kësaj here po e bëjmë me një plan të përcaktuar që të ndjekë gjurmën e Pyllit Orbital”, tha Veliaj.

Ai vlerësoi si shumë të rëndësishëm misionin për të shtuar gjelbërimin në qytet dhe për të krijuar Pyllin Orbital, me kontributin e bizneseve dhe individëve të ndryshëm. “Dua që t’i ftoj të gjithë ata që kanë mundësi të kontribuojnë, të na japin pemë.

Sot një makinë prodhon toksina, prodhon helme, dioksid karboni, të cilat mund të zerohen vetëm me mbjelljen e 2 pemëve. Pra një biznes që ka 50 makina, mjafton t’i dhurojë qytetit 100 pemë dhe ka zeruar të gjithë impaktin që ka me dioksidin e karbonit në qytet”, u shpreh Veliaj. /b.l/noa.al/

www.noa.al – Agjencia Kombëtare e Lajmeve NOA, pjesë e NOA-InfoMedia. Viti i njëmbëdhjetë i transmetimit.
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara © 2007-2017 Agjencia Kombëtare e Lajmeve NOA.

Lexo Me Shume
Dicka qe mund te ju pelqej..
Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

More in Kuriozitete

Me te lexuarat

Te ndryshme

Facebook

To Top