Loredana vendosi ta vazhdojë e vetme karrierën, Mozzik i shpall sfidë

Të gjitha aludimet mbi ndarjen e një prej çifteve më të komentuar të Showbizit, Mozzik dhe Loredana, i konfirmoi kjo e fundit ditën e djeshme përmes një postimi në Instagram.”Aktualisht kemi nevojë për këtë distancë, mbase në të ardhmen përsëri për të gjetur njëri-tjetrin”, u shpreh reperja.

Loredana po ashtu shtoi se si nënë beqare do i duhet të punojë akoma më shumë dhe lajmëroi se në turneun BONNIE & CLYDE 2020, do të paraqitet e vetme, pa Mozzikun. Pavarësisht të gjithave, reperi përmes një postimi të bërë në Instastory, ka treguar se nuk do të ndalet.

Mozzik ka zgjedhur të vazhdojë me projekte të reja muzikore dhe ka lajmëruar për këngën më të re. “Ju se dini akoma çfarë kënge kam përgatitur, prapë, më mirë që nuk e dini”, ka shkruar këngëtari në postimin e tij. Pas ndarjes nga Loredana, reperi duket se i ka mbledhur të gjitha fuqitë për t’u rikthyer më me bujë se kurrë në  muzikë. Mos ndoshta është një sfidë për Loredanën?