Connect with us

Luana Vjollca dorë për dore me ish të dashurin e Dafina Zeqirit (Foto)

Showbiz

Luana Vjollca dorë për dore me ish të dashurin e Dafina Zeqirit (Foto)

Ka pothuajse një vit që emrat e tyre përmenden për një lidhje të mundshme.

Opinioni publik ka ‘vluar’ në kërkim të së vërtetës për relacionin e prezantueses Luana Vjollca dhe ish të dashurit të Dafina Zeqirit, Krenar Çoçajt.

Deri sot, asnjë fotografi e përbashkët, as edhe ndonjë postim apo provë vizuale megjithatë dyshimet nuk kanë mundur të shuhen.

Prive.al nga burime të sigurta pati raportuar se dyshja këtë vit kanë kaluar edhe pushimet së bashku në Santorini dhe Republikën Domenikane, të cilave raportime u tentua t’i jepej kah tjetër me gjoja arsyet për punë që kanë lidhur Luanën ‘e vetme’ me këto destinacione.

Por, duan apo nuk duan ta pranojnë, Krenari dhe prezantuesja tashmë janë para aktit të kryer me fotografitë e publikuara sot.

Ka qenë revista Story në Shqipëri ajo që ka publikuar imazhet e para të përbashkëta të çiftit të cilët shihen dorë për dore në rrugët e kryeqytetit shqiptar shoqëruar edhe me detaje tjera nga historia e dashurisë së dyshes në numrin e ri të revistës.

Mbetet të shihet nëse tani e tutje, ardhjet e shpeshta të Luanës në Kosovë, postimet e tipit ’10 Korrik’, ‘Krenari’ nuk do përpiqen të shiten si koincidencë por çifti do dalë hapur për të pranuar lidhjen që deri sot është konsoliduar në heshtje. /Prive.al/

sss

Lexo Me Shume
Dicka qe mund te ju pelqej..
Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

More in Showbiz

Me te lexuarat

Te ndryshme

Facebook

To Top