Connect with us

Makina përplaset nga kamioni, dy persona rëndë në spital

Kuriozitete

Makina përplaset nga kamioni, dy persona rëndë në spital

Makina përplaset nga kamioni, dy persona rëndë në spital

Aksident me pasojë dy persona të plagosur është regjistruar paraditen e sotme në Pogradec.

Ngjarja ka ndodhur në rrugën nacionale Pogradec-Qafë Thanë, ku mjeti tip "Toyota" me targa AA336SB është përfshirë në një aksident me mjetin tip kamion me targa 1705AC.

Për pasojë janë aksidentuar dy shtetasit E.Gj, rreth 26 vjeç dhe K.Z, 24 vjeç, të dy banues në Tiranë, të cilët udhëtonin me mjetin tip "Toyota".

Të dëmtuarit janë transportuar me urgjencë në spitalin rajonal për të marrë ndihmën e nevojshme mjekësore, ku ndodhen nën kujdesin e mjekëve.

Policia dhe grupi hetimor të cilët kanë shkuar në vendngjarje po punojnë për të përcaktuar rrethanat e sakta të ngjarjes. /b.l/noa.al/

www.noa.al – Agjencia Kombëtare e Lajmeve NOA, pjesë e NOA-InfoMedia. Viti i njëmbëdhjetë i transmetimit.
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara © 2007-2017 Agjencia Kombëtare e Lajmeve NOA.

Lexo Me Shume
Dicka qe mund te ju pelqej..
Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

More in Kuriozitete

Me te lexuarat

Te ndryshme

Facebook

To Top