Connect with us

ManeTCI – 15 vite suksesi

Kuriozitete

ManeTCI – 15 vite suksesi

ManeTCI – 15 vite suksesi

Këtë vit, ManeTCI, një nga kompanitë më të mëdha dhe të suksesshme të ndërtimit në Shqipëri mbush 15 vjeç. Kjo shoqëri njihet për cilësinë në fushën e ndërtimit dhe investimit.

Rritja ka qenë e qëndrueshme, duke diversifikuar dhe pasuruar vazhdimisht portofolin e ndërtimeve dhe shërbimeve. Portofoli i pasur përfshin qendrat tregtare si: Tirana East Gate (TEG) dhe Qendra Tregtare Univers (QTU), objektet rezidenciale si: Ambasador 1, 2 dhe 3, resorte turistike si: Vala Mar Residences dhe komunitete rezidenciale si: Rolling Hills Luxury Residences.

Portofoli i ManeTCI-së fuqishëm i bën jehonë vizionit të saj: të jetë një lider në fushën e ndërtimit, tregtisë dhe investimeve në pasuri të paluajtshme. Këto 15 vite suksesi i kushtohen disa faktorëve të rëndësishëm, të cilët e veçojnë këtë kompani nga tregu:

Prezantimi i koncepteve të reja

Që në fillesat e saj, ManeTCI kishte si qëllim të prezantonte në treg koncepte të reja e inovative, për t’i dhënë ngjyra të reja jetesës në Shqipëri.

Një prej risive të shumta risi, ishte prezantimi i konceptit one-stop-shop, për herë të parë në Shqipëri. ManeTCI i prezantoi blerësit shqiptar konceptin e qendrave tregtare sipas standardeve europiane, duke projektuar dhe ndërtuar në bashkëpunim me kompani të huaja qendrën e parë tregtare në Shqipëri: Qendra Tregtare Univers (Q TU).

Më pas, ishte e para shoqëri ndërtimi në Shqipëri e cila nisi të ndërtojë jo vetëm godina e rezidenca, por stil jetese – duke ofruar rezidencat banimi me sisteme bashkëkohore dhe gamë shërbimesh suplementare si mirëmbajtje, siguri, recepsion dhe holl pritës, arkitekture moderne dhe funksionalitet maksimal.

Gjithashtu komuniteti i parë i banimit i përbërë kryesisht vetëm nga vila me standarde të pakrahasueshme elegance, u zhvillua për herë të parë nga ManeTCI. “Rolling Hills Luxury Residences” dëshmon risinë e konceptit të komunitetit elegant, me ambiente të përbashkëta argëtimi dhe rekreacioni dhe rregulla të forta sigurie dhe mirëmbajtje të ambienteve të përbashkëta.

Projekte si “Ambasador 1”, “Ambasador 2” dhe “Ambasador 3” gjithashtu dëshmojnë standardin e jetesës elegante në rezidenca bashkëkohore. “Vala Mar Residences” dëshmon aftësinë e krijimit të komuniteteve bregdetare me parametrat më të larta te ndërtimit.

Menaxhimi profesional i proçeseve të punës

Puna në ManeTCI mbështetet në planifikim dhe në paraprirjen e proçeseve, që sjellin dorëzim në afate të shpejta kohore. Korrektesa ndaj klientit reflekton menaxhimin profesional të projekteve dhe proçeseve.

Ndërtimi, me parametra të lartë cilësie

Cilësia e ndërtimit ka qenë fokus primar në ecurinë e kësaj shoqërie. Materialet përzgjidhen dhe blihen nëpërmjet rregullave prokuruese, dhe ndërtimi ndiqet rigorozisht nga stafi ekspert teknik. Fokus i veçantë i jepet edhe implementimit të sistemeve bashkëkohore si: shkallët e emergjencës për evakuim, sipas standardeve europiane të mbrojtjes së jetëve.

Bashkëpunimi me partnerët më të mirë në treg

ManeTCI përzgjedh bashkëpunëtorët dhe nënkontraktorët më të mirë në tregun vendas dhe të jashtëm, të cilët kthehen në partnerë të përzgjedhur e të besuar biznesi dhe përqafojnë vizionin e kësaj shoqërie për cilësi dhe përmirësim.

Vëmendje ndaj zhvillimeve të tregut të jashtëm

ManeTCI është në mënyrë konstante e angazhuar në përshtatjen e përvojave më të mira nga vendi dhe jashtë. Është ndjekur dhe ndiqet hapi i zhvillimeve teknike dhe projekteve risi për t’u përshtatur në më të mirën e mundshme në projektet zhvilluese.

Vëmendje ndaj Kërkesave të Klientit

Fokusi ndaj inovacionit dhe ndaj kërkesave në rritje të klientëve, e kanë nxitur këtë shoqëri të përmirësohet dhe të pasurojë tregun e ndërtimit në Shqipëri. Por, gjithashtu ndjekja e kërkesave të tyre ka sjellë krijimin e një produkti shumë tërheqës për çdo blerës shqiptarë që është në kërkim të një banese për të siguruar një stil të kënaqshëm jetese.

Vëmendje ndaj komunitetit dhe mjedisit ku operojmë

Fokusi në menaxhim dhe produkt është maksimal, megjithatë, vëmendje e veçantë i kushtohet kthimit të vëmendjes dhe vlerave të komunitetit. ManeTCI garanton një rol mjaft të rëndësishëm dhe pozitiv në zhvillimin e komunitetit duke rritur nivelin e punësimit, zhvillimin infrastrukturor dhe rritjen e bizneseve lokale, – të zonave ku investohet.

Tërësia e vlerave që udhëheqin punën në ManeTCI, duke nisur nga ekspertiza teknike, përqendrimi te burimet njerëzore, inovacioni dhe standardet e cilësisë. Është një filozofi e përqafuar dhe e aplikuar përgjatë viteve dhe e përforcuar nga të qenit pjesë e Grupit Balfin -gjithmonë në kërkim të inovacionit dhe ndryshimit.

ManeTCI është pjesë e Grupit Balfin -grupit më të madh dhe inovator të investimeve private në Shqipëri dhe rajon.

www.noa.al – Agjencia Kombëtare e Lajmeve NOA, pjesë e NOA-InfoMedia. Viti i njëmbëdhjetë i transmetimit.
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara © 2007-2017 Agjencia Kombëtare e Lajmeve NOA.

Lexo Me Shume
Dicka qe mund te ju pelqej..
Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

More in Kuriozitete

Me te lexuarat

Te ndryshme

Facebook

To Top