Martohet Mc Kresha: Zbulohet identiteti i të dashurës misterioze

Lajmi se reperi i njohur Mc Kresha është në një lidhje po bën bujë që prej disa kohësh në media. Ai është fotografuar shpesh herë pranë të dashurës por identiteti i saj ishte i panjohur për publikun deri më sot.

Burime nga “Prive.al” kanë zbuluar se vajza që i ka marrë zemrën reperit quhet Erzina. Ajo ka jetuar më herët në Kanada dhe vetëm para një viti ëdhtë kthyer në Kosovë për të punuar si menaxhere në një firmë rrobash. Gjatë kësaj periudhe ajo është njohur me Mc Kreshën.

Ndërkohë që reperi po e mban larg vëmendjes së publikut dhe mediave historinë e tij të dashurisë, gjërat mes tyre janë shumë serioze dhe kanë në plan të martohen së shpejti. “Kresha është bashkë me Erzinën tash e një kohë dhe do të kurorëzojnë dashurinë në muajin Dhjetor. Madje, çifti e ka caktuar edhe datën për eventin.”- kanë thënë burime të sigurta për “Prive”.