Connect with us

Martohet Stresi me Kejsin: Reperi jep lajmin e bukur live në emision

Showbiz

Martohet Stresi me Kejsin: Reperi jep lajmin e bukur live në emision

I ftuar sot në emisionin “Rudina”, ishte reperi shumë i komentuar dhe shumë i pëlqyer nga publiku, Stresi i cili kishte ardhur bashkë me mamanë e tij. Përpos anës profesionale, marrëdhënies me mamanë etj, Stresi për herë të parë foli edhe për Kejsin, vajzën me të cilën prej disa kohësh është në një lidhje dashurie.

“Jemi më shumë se të dashuruar, bashkëjetojmë. Kemi kohë bashkë, 4 vite. Për shumë vite lidhjen tonë e kemi mbajtur fshehur, takoheshim nëpër Europë”, u shpreh Stresi ndërsa dha edhe lajmin e bukur se ka vendosur të martohet.

“Planifikojmë të bëjmë një ceremoni”, tha reperi teksa zbuloi se kjo do të ndodhë vitin tjetër, shkruan Xing.al

Kejsi nga ana tjetër i bëri një surprizë Stresit duke i dërguar një videomesazh duke u shprehur se ata pavarësisht sfidave i kanë kaluar provat e dashurisë. “Të tjerat t’i them kur të vish në shtëpi se darkën e ke gati”, e mbylli videomesazhin Kejsi./Xing.al

Lexo Me Shume
Dicka qe mund te ju pelqej..
Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

More in Showbiz

Me te lexuarat

Te ndryshme

Facebook

To Top