Connect with us

“Martohet” me të dashurën e cila humbi jetën në aksident trafiku (Video)

Kuriozitete

“Martohet” me të dashurën e cila humbi jetën në aksident trafiku (Video)

Një burrë nga Tajvani është “martuar” me të dashurën e tij, e cila tragjikisht humbi jetën në një aksident trafiku së bashku me fëmijën që e mbante në bark.

Tsai Shangzhen 30-vjeç i ka vënë unazën në gisht partneres së tij në prezencë të familjarëve dhe miqve gjatë funeralit të saj në Chen Yichi, edhe pse 24-vjeçarja kishte vdekur në aksident trafiku, transmeton Telegrafi.

Tsai, i cili punon si shofer i kamionit i ka thënë të përditshmes tajvaneze Apple Daily, se dëshironte të mbante premtimin duke i dhuruar asaj një martesë siç e kishte ëndërruar gjithmonë.

Chen e cila punonte si infermiere, kishte humbur jetën derisa po kthehej në shtëpi me motoçikletë kur u përplas me një veturë. Ajo ishte në muajin e pestë të shtatzënisë, ndërsa dyshja planifikonin tri ditë më vonë të fejohen.

 

Lexo Me Shume
Dicka qe mund te ju pelqej..
Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

More in Kuriozitete

Me te lexuarat

Te ndryshme

Facebook

To Top