Connect with us

Mashtrimi përmes internetit, bëni kujdes me të dhënat bankare

Kuriozitete

Mashtrimi përmes internetit, bëni kujdes me të dhënat bankare

Mashtrimi përmes internetit, bëni kujdes me të dhënat bankare

Policia e Shtetit ngre shqetësimin se ka një rritje të numrit të mashtrimeve të kryera nëpërmjet internetit përgjatë kohëve të fundit.

Përmes një deklarate për mediat, policia informon qytetarët dhe subjektet private se nga strukturat e specializuara të Policisë së Shtetit për Hetimin e Krimeve Kompjuterike, po merren të gjitha masat për parandalimin e rasteve të ngjashme por dhe evidentimin dhe goditjen e autorëve për rastet e ndodhura.

Duke u nisur nga fakti se këto ngjarje kanë si qëllim vjedhjen e fondeve të llogarive bankare nëpërmjet mashtrimit u kërkojmë qytetarëve dhe subjekteve private, të bëjnë kujdes për sa i përket ekspozimit të të dhënave të tyre bankare në mjediset e jetës së përditshme por edhe kur marrin kërkesa të ndryshme gjatë periudhës që ndodhen duke lundruar në internet.

“Në rast se merrni kërkesa për kryerjen e pagesave në llogari bankare të ndryshme nga ato që i kryeni zakonisht, duhet të verifikoni paraprakisht me mjete të tjera komunikimi (telefon, faks etj.) nëse llogaria e re i përket vërtetë partnerit tuaj tregtar”, thuhet në njoftim.

Gjithashtu kujdes duhet të bëhet me dhënien e kodeve të hyrjes për llogaritë e tyre të rrjeteve sociale, postës elektronike si dhe çdo program tjetër i cili mundëson hyrjen nëpërmjet kodeve të sigurisë.

Policia ju bën me dije qytetarëve dhe subjekteve private se është në dispozicion të tyre dhe për çdo paqartësi apo dyshim të drejtohen pranë strukturave të saj.

“Duke shpresuar se do të gjejmë mbështetje të plotë nga ana e qytetarëve por edhe subjekteve private, sugjerojmë të mos neglizhohet asnjë rast i dyshuar apo evidentuar nga ana e tyre, duke u drejtuar në mënyrë të menjëhershme pranë strukturave tona”, përfundon njoftimi i policisë. /b.l/noa.al/

www.noa.al – Agjencia Kombëtare e Lajmeve NOA, pjesë e NOA-InfoMedia. Viti i njëmbëdhjetë i transmetimit.
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara © 2007-2017 Agjencia Kombëtare e Lajmeve NOA.

Lexo Me Shume
Dicka qe mund te ju pelqej..
Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

More in Kuriozitete

Me te lexuarat

Te ndryshme

Facebook

To Top