Maturanti shqiptar shkëlqen në Greqi, siguron vendin e parë në Universitetin e Selanikut

Rezultatet e larta në provimet parauniversitare kanë bërë që një maturant shqiptar të tërheqë vemendjen e mediave greke.

Bëhet fjalë për 18-vjeçarin, Rahman Lumi, i cili banon në Halkidiki të Greqisë.

I riu mundi të sigurojë vendin e parë në listat e fituesve për Fakultetin e Inxhinierisë në Universitetin e Selanikut, ku dhe do të vazhdojë studimet e larta.

Ai shkëlqeu me rezultatet e tij, ku në dy prej provimeve u vlerësua me notën maksimale 20, e ndërsa te të tjerat me më shumë se 18.5.

Në një intervistë për mediat greke, 18-vjeçari u shpreh se ka në plan të jetojë dhe punojë në Greqi, në vendin ku rrit dhe arsimua.