Connect with us

Mbërrin në Shqipëri trupi i pajetë i Florenc Beqirit, pritet mes lotësh nga familjarët dhe miqtë

Lajme

Mbërrin në Shqipëri trupi i pajetë i Florenc Beqirit, pritet mes lotësh nga familjarët dhe miqtë

Para pak momentesh ka mbërritur në aeroportin e Rinasit trupi i pajetë i Florenc Beqirit.

FLORENC

23-vjeçari nga Shkodra ndërroi jetë në spitalin e Marsejës me datë 22 dhjetor dhe deri dje trupi i tij i është nënshtruar ekspertizës mjeko-ligjore.

Familjarë, miq, të afërm dhe të panjohur e kanë pritur mes lotësh dhe dhimbjeje trupin e Florencit sot në aeroport nga ku do nisen për në Shkodër.

cats

Trupi i 23-vjeçarit është nisur dje nga Franca drejt Gjermanisë dhe më pas drejt Shqipërisë, ku mbërriti para disa momentesh.

Ndërkohë, pritet që të zbardhet ekspertiza dhe të bëhet publike nga spitali francez, ku Florenci qëndroi në koma për disa ditë.

cats

Lexo Me Shume
Dicka qe mund te ju pelqej..
Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

More in Lajme

Me te lexuarat

Te ndryshme

Facebook

To Top