Mbrojtësi i Unitedit ‘godet’ Liverpoolin: Sezoni të anulohet, Liverpool mos ta marrë titullin

Është konfirmuar të premten se rikthimi i Premierligës nuk ka një datë përfundimtare pasi u zhvillua një takim krize.

Fillimisht futbolli në Angli u pezullua deri më 30 prill për shkak të shpërthimit të koronavirusit por në një deklaratë të lëshuar të premten, Premierliga deklaroi se sezoni aktual do të rifillojë vetëm kur është e sigurt për ta bërë këtë.

Mbrojtësi i majtë i Manchester United, Luke Shaw ka pohuar se sezoni i Premierligës duhet të shpallet i pavlefshëm nëse ndeshjet nuk luhen në një të ardhme të afërt.

“Anulojeni atë dhe filloni përsëri. Filloni përsëri. Nëse ne nuk mund të luajmë, duhet të jetë i pavlefshëm”, ka thënë Shaw.