Connect with us

MBYLLË GRUAN NË VETURË PËR TË SHKUAR NË XHAMI – POLICIA INTERVENON TA NXJERRË NGA VETURA

Kuriozitete

MBYLLË GRUAN NË VETURË PËR TË SHKUAR NË XHAMI – POLICIA INTERVENON TA NXJERRË NGA VETURA

Policia e Kosovës dhe pjesëtarë të zjarrfikësve janë detyruar të intervenojnë për të nxjerrë nga vetura një grua e cila besohet se ka qëndruar e ngujuar në kohën kur burri i saj ka shkuar në xhami.

Rasti ka ndodhur në parkingun e marketit ETC në Gjilan, dhe është njoftuar tek Insajderi nga një dëshmitar i rastit.

Sipas dështmitarit, gruaja ka nisur që të mos ndihet mirë për shkak të temperaturës së lartë brenda në veturë, dhe nuk ka mundur të hapë ndonjë xham të veturës.

Aty janë afruar njerëz të tjerë, para se të vinin njësitë e policisë dhe zjarrëfiksave.

Edhe Policia e Kosovës ka konfirmuar rastin. Shaban Azizi nga Drejtoria Rajonale në Gjilan, ka thënë se burri “nga shprehia” ka mbyllur veturën dhe është larguar nga vendi i ngjarjes. Ai ka konfirmuar se gruaja nuk ka probleme shëndetësore dhe rasti po vazhdon të hetohet.

Lexo Me Shume
Dicka qe mund te ju pelqej..
Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

More in Kuriozitete

Me te lexuarat

Te ndryshme

Facebook

To Top