Mbyllet emisioni i dashur për shqiptarët pas 13 vitesh transmetim

Një nga emisionet më të dashur për shqiptarët, i cili transmetohej prej 13 vitesh, është mbyllur. Emisioni “Bypass show” i cili transmetohej në Vizion Plus nuk do të vazhdojë më. Lajmi është dhënë nga faqja e emisionit në rrjetin social Facebook ku shkruhet se udhëtimit i erdhi fund.

“Bypass show” si emision ka qenë në autorësinë dhe moderimin e aktorit të njohur, Agim Bajko.

“Miq te Bypass Show. Prej 13 vitesh kemi qene bashke ne nje udhetim fantastik permes satires, nepermjet te ciles jemi perpjekur te sjellim tek ju realitetin ashtu sic eshte ne te vertete. Ne kuptimin e plote te fjales, kemi ndejtur shtrember dhe kemi folur drejt.

Por si cdo gje ne kete bote edhe udhetimi yne e ka nje fund. Nga sot Bypass Show nuk do ta vazhdoje me transmetimin e tij ne TV Vizion Plus, ku ndiqej prej me shume se nje dekade. Ju falenderojme perzemersisht qe keni qene pjese e hapesires sone “disinformuese” dhe sic thote edhe Bajko… RELAX”, shkruhet në faqen e Bypass Show në Facebook.