Me fustan nusërie, Bora Zemani martohet me Donaldin (Video)

Këtë verë Bora Zemani dhe binjakët Romeo dhe Donald Veshaj kanë vendosur mos ta bëjnë pushim, por të sjellin një emision të ri për publikun “3-shat”, që transmetohet në Vizion plus dhe Tring.

Në puntatën e mbrëmjes së sotme Donaldi dhe Romeo janë shfaqur të veshur me fustan nusërie ndërsa Bora me kostumin e dhëndrit.

Të tre i kanë shkrirë të gjithë së qeshuri me një video ku shfaqen të përqafuar teksa kërcejnë nën tingujt e një kënge romantike.

“Dhe ata jetuan te lumtur, pergjithmone… 3-shat, une me gocat e mia”, shkruan Bora.