Connect with us

Më shumë se një vit të lidhur, princ Harry dhe Meghan Markle marrin një vendim të rëndësishëm

Kuriozitete

Më shumë se një vit të lidhur, princ Harry dhe Meghan Markle marrin një vendim të rëndësishëm

Më shumë se një vit të lidhur, princ Harry dhe Meghan Markle marrin një vendim të rëndësishëm

Aktorja Meghan Markle është prej 18 muajsh në një marrëdhënie me Princ Harry-n dhe gjërat po ecin në rrugën e duhur. Pas takimit, ndonëse në mënyrë informale, me mbretëreshën, mediat raportojnë se aktorja 36- vjeçare pritet të zhvendoset në Londër në muajin nëntor.

Meghan ndodhet aktualisht në Toronto për xhirimin e sezonin e ri të “Suits”, por sipas Daily Mail, ajo do të heqë dorë për t’u zhvendosur sa më shpejt pranë partnerit të saj.

Çifti do të jetojë në Nottingham Cottage në bazën e Pallatit Kensington. Nuk dihet sesi familja mbretërore e ka pritur këtë vendim të tyre për të jetuar bashkë përpara martese, por nuk do të ishte hera e parë që princ Harry do të thyente protokollin.

Kjo nuk është “sakrifica” e vetme që duhet të bëjë 36-vjeçarja për të qenë pranë princ Harry-it.

Ajo do të heqë dorë përfundimisht nga aktrimi dhe nga shumë gjëra të tjera që ishte mësuar t’i bënte në jetën e saj si një aktore, për t'iu nënshtruar rregullave strikte, ashtu siç ka ndodhur dhe me dukeshën Kate Middleton./b.l/noa.al/

www.noa.al – Agjencia Kombëtare e Lajmeve NOA, pjesë e NOA-InfoMedia. Viti i njëmbëdhjetë i transmetimit.
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara © 2007-2017 Agjencia Kombëtare e Lajmeve NOA.

Lexo Me Shume
Dicka qe mund te ju pelqej..
Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

More in Kuriozitete

Me te lexuarat

Te ndryshme

Facebook

To Top