‘Menduam se nuk do ia dilnim dot’, Olta Gixhari tregon me lot në sy tmerrin gjatë tërmetit

Këtë të hënë, në një lidhje direkte që nga Franca me Bieta Sulon, gjatë emisionit ‘Ftesë në pesë’, aktorja e njohur Olta Gixhari, ka rrëfyer tmerrin që ka ndjerë mëngjesin e 26 Nëntorit, kur tërmeti 6.4 ballë tronditi Shqipërinë.

Olta ka treguar me lot në sy, se atë mëngjes, ajo dhe prindërit e saj ndodheshin në katin e shtatë të banesës, prej nga ku ishin munduar të dilnin sapo kishin ndjerë lëkundjen e parë. Mirëpo fatkeqësisht nuk iu është hapur dera dhe orendi të mëdha të shtëpisë binin përtokë. Në një situatë të tillë, ata ishin dorëzuar me mendimin se nuk do ia dilnin dot dhe ishin përqafuar me njëri-tjetrin duke u lutur. Sikur të mos mjaftonte, mungonte dhe energjia elektrike.

Aktorja për momentin ndodhet në Francë për të marrë veten nga trauma, dhe është shprehur se nuk ka ndërmend të kthehet në banesën e saj, deri në momentin kur ajo të shpallet e banueshme ose jo.