Një grua që pësoi 80 për qind djegie të trupit, pasi i dashuri i saj e dogji me benzinë ka ndërruar jetë pas dy vitesh. Judy Malinowski, 33 vjeç, ndërroi jetë të martën, pas sulmit të gushtit të vitit 2015.

Malinowski nga Ohio në SHBA, qëndroi për dy vite në spital, pasi pjesa më e madhe e trupit të saj ishte djegur plotësisht.

Michael Slager, 41 vjeç, ish i dashuri i saj, nuk i pranoi akuzat e ngritura nga gjykata, por kjo e fundit e ka burgosur me 11 vite burg.

Slager tha në atë kohë se gjithçka ndodhi në mënyrë aksidentale pasi, një shkëndijë e cigares që po pinte ra në rrobat e saj, të cilat ishin lyer me benzinë.

Një justifikim ky që nuk e bindi gjykatën, e cila e shpalli fajtor për krimin e kryer. Ndërsa tani pas vdekjes së 33 vjeçares, ai mund të përballet me akuzën e vrasjes.

Malinowski, e cili më parë ka qenë e sëmurë më kancer, ka arritur t’i shpëtonte kësaj sëmundjeje, por pas disa kohësh është sulmuar nga ish i dashuri i saj, veprim që i mori dhe jetën.

Judy iu është nënshtrua më herët 52 ndërhyrjeve kirurgjikale në 16 muaj. “Nuk e kisha menduar kurrë se një qenie njerëzore mund t’i bëjë kaq shumë keq një tjetër njeriu. Ai rrinte aty dhe më shikonte teksa digjesha e gjallë”, ka thënë në atë kohë ajo për ‘Daily Mail’.