Mesazhi i fortë i të riut: Faleminderit Edi Rama që më bëre të largohem nga ShqipëriaLargimi i të rinjve shqiptarë jashtë vendit është një trend në rritje. Arsyet janë të shumta, por më kryesoret përfshijnë papunësinë, pagat e ulëta, gjendjen e vështirë socialo-ekonomike në vend, korrupsionin, shërbimet e dobëta publike dhe abuzimi që bëhet me taksat e shqiptarëve nga qeveria. Shumë nga të rinjtë që janë të detyruar të largohen nga Shqipëria, zgjedhin edhe rrugët ilegale për të shkuar drejt vendeve perëndimore për një jetë më të mirë, duke rrezikuar seriozisht jetët e tyre. Jo më larg se disa ditë më parë 39 emigrantë tajlandezë, që po shkonin në mënyrë klandestine drejt Mbretërisë së Bashkuar u gjetën të ngrirë në një kamion në Essex. Së fundmi, një i ri nga Shkodra ka dërguar një video në redaksinë e JOQ Albania, ku i drejton një mesazh të fortë kryeministrit Rama. Ai tregon se sot ka rrezikuar jetën e tij, por ja arriti qëllimit të shkojë në Angli me kamion. Ai falenderon kryeministrin Rama që e bëri të largohet nga Shqipëria. Siç shihet dhe në video, i riu shqiptar ndodhet poshtë një kamioni. Mesazhi i plotë: Pershendetje JOQ jam nje djal nga shkodra sot rrezikova me jeten time por ja arrita qellimit te shkoj ne Angli ..Ciaooo… Faleminderit zoti Edi Rama qe me bere te largohem nga shqiperia.”

Largimi i të rinjve shqiptarë jashtë vendit është një trend në rritje.

Arsyet janë të shumta, por më kryesoret përfshijnë papunësinë, pagat e ulëta, gjendjen e vështirë socialo-ekonomike në vend, korrupsionin, shërbimet e dobëta publike dhe abuzimi që bëhet me taksat e shqiptarëve nga qeveria.

Shumë nga të rinjtë që janë të detyruar të largohen nga Shqipëria, zgjedhin edhe rrugët ilegale për të shkuar drejt vendeve perëndimore për një jetë më të mirë, duke rrezikuar seriozisht jetët e tyre.

Jo më larg se disa ditë më parë 39 emigrantë tajlandezë, që po shkonin në mënyrë klandestine drejt Mbretërisë së Bashkuar u gjetën të ng.rirë në një kamion në Essex.

Së fundmi, një i ri nga Shkodra ka dërguar një video në redaksinë e JOQ Albania, ku i drejton një mesazh të fortë kryeministrit Rama.

Ai tregon se sot ka rrezikuar jetën e tij, por ja arriti qëllimit të shkojë në Angli me kamion. Ai falenderon kryeministrin Rama që e bëri të largohet nga Shqipëria.

Siç shihet dhe në video, i riu shqiptar ndodhet poshtë një kamioni.

Mesazhi i plotë:

Pershendetje JOQ jam nje djal nga shkodra sot rrezikova me jeten time por ja arrita qellimit te shkoj ne Angli ..Ciaooo… Faleminderit zoti Edi Rama qe me bere te largohem nga shqiperia.”

“Rrezikova jetën për të shkuar në Angli”, mesazhi i fortë i shqiptarit: Faleminderit Edi Rama që më bëre të largohem nga Shqipëria on Vidnews.