Mesfushori me përvojë: Drenicës i’a kam borxh një finale

Njëri prej mesfushorëve me të mirë në vendin tonë, Qemail Elshani ka folur para sfidës ndaj Prishtinës, ndeshje kjo që do të zhvillohet në kuadër të gjysmëfinales së Kupës së Kosovës.

Elshani në një prononcim për Gazetën inFokus ka thënë se dueli ndaj Prishtinës është ndeshja e sezones për Drenicën, derisa ka premtuar gjithçka nga vetja për të arritur objektivin.

“Ndeshja ndaj Prishtinës është ndeshje me e rëndësishme e sezones për Drenicën. Pas vendimit se kampionati do të luhet nuk kemi pas kohë të mjaftueshme që të përgatitemi, mirëpo për të arritur objektivin do të japim gjithçka nga vetja”, është shprehur mesfushori i Drenicës.

Elshani ka deklaruar se klubit të Drenicës i’a ka borxh një finale në karrierën e tij.

“Forma tek ne futbollistët mund të jetë mbi mesatare, por kurrsesi maksimale. Drenicës ja kam borxh një finale në karrierën time, sepse është skuadër në të cilën kam kaluar vite dhe kujtime të bukura”, përfundoji Qemail Elshani.

Ndeshja në mes Prishtinës dhe Drenicës zhvillohet nesër në ora 18:00, në stadiumin ‘Fadil Vokrri’ në kryeqytet