Connect with us

Meta merr pjesë në një ekspozitë të arteve figurative, autore është një gjermane

Kuriozitete

Meta merr pjesë në një ekspozitë të arteve figurative, autore është një gjermane

Meta merr pjesë në një ekspozitë të arteve figurative, autore është një gjermane

Presidenti i Republikës, Ilir Meta mori pjesë në ceremoninë e hapjes së ekspozitës së arteve figurative të autores gjermane, Rosemarie Trockel, që u zhvillua në Galerinë Kombëtare të Arteve në Tiranë.

Ky aktivitet u mbajt në kuadrin e Tetorit Gjerman, javëve të kulturës gjermane në Shqipëri, të cilat këtë vit përkojnë dhe me 30-vjetorin e rivendosjes së marrëdhënieve diplomatike mes Shqipërisë dhe Republikës Federale të Gjermanisë.

Në fjalën e mbajtur gjatë këtij aktiviteti, Presidenti Meta tha se Tetori Gjerman është kthyer në një traditë të mrekullueshme për shqiptarët dhe se kultura krijon lidhjet më të forta dhe më afatgjata midis vendeve e kombeve.

Gjithashtu, Meta theksoi se “miqësia dhe bashkëpunimi mes dy vendeve është forcuar e zgjeruar në përmasa të paimagjinueshme në 30 vjetët e fundit, dhe se në këto tre dekada një rol të rëndësishëm për afrimin e njerëzve, ka luajtur në mënyrë të veçantë kultura dhe arti”.

www.noa.al – Agjencia Kombëtare e Lajmeve NOA, pjesë e NOA-InfoMedia. Viti i njëmbëdhjetë i transmetimit.
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara © 2007-2017 Agjencia Kombëtare e Lajmeve NOA.

Lexo Me Shume
Dicka qe mund te ju pelqej..
Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

More in Kuriozitete

Me te lexuarat

Te ndryshme

Facebook

To Top