Connect with us

Meta takon zv/Presidenten e Bullgarisë: Integrimi europian forcë nxitëse për reformat

Kuriozitete

Meta takon zv/Presidenten e Bullgarisë: Integrimi europian forcë nxitëse për reformat

Meta takon zv/Presidenten e Bullgarisë: Integrimi europian forcë nxitëse për reformat

Presidenti Ilir Meta, priti sot në një takim të veçantë Zëvendës Presidenten e Republikës së Bullgarisë, zonjën Iliana Iotova.

Presidenti Meta përshëndeti vizitën e zonjës Iotova në Shqipëri dhe, duke vlerësuar marrëdhëniet shumë të mira tradicionale dhe historike, shprehu mirënjohjen për mbështetjen e vazhdueshme të Bullgarisë në procesin e integrimit evropian të Shqipërisë dhe vendeve të tjera të Ballkanit Perëndimor.

Duke e konsideruar procesin e integrimit evropian një forcë të fuqishme nxitëse për reformat e gjithanshme në vend, Presidenti Meta, shprehu besimin se gjatë Presidencës së ardhshme bullgare të BE-së, Shqipëria do të mund të çelë negociatat e anëtarësimit.

Gjithashtu Presidenti Meta theksoi domosdoshmërinë e liberalizimit sa më të shpejtë të vizave ndërmjet BE-së dhe Kosovës.

Të dy bashkëbiseduesit ndanë të njëjtin mendim lidhur me nevojën e një vëmendjeje më të madhe nga të dy vendet për rivitalizimin e bashkëpunimit ekonomik e tregtar, veçanërisht në kuadrin e ndërlidhjes energjetike dhe të Korridorit të 8-të multimodal.

Nga ana e saj Iotova e siguroi Presidentin Meta se, Shqipëria dhe rajoni i Ballkanit Perëndimor do të ketë një vëmendje të veçantë gjatë Presidencës bullgare, për të rikthyer edhe njëherë vemendjen e BE-së ndaj këtij rajoni dhe procesit të zgjerimit. /b.l/noa.al/

www.noa.al – Agjencia Kombëtare e Lajmeve NOA, pjesë e NOA-InfoMedia. Viti i njëmbëdhjetë i transmetimit.
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara © 2007-2017 Agjencia Kombëtare e Lajmeve NOA.

Lexo Me Shume
Dicka qe mund te ju pelqej..
Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

More in Kuriozitete

Me te lexuarat

Te ndryshme

Facebook

To Top