Mezani tregon nëse Gjilani është dorëzuar për titull

Llapi pasi ndali Prishtinën tashmë ka ndal edhe një skuadër që po lufton për titull kampioni.

Sot, llapjanët luajtën baras 2:2 në udhëtim te Gjilani, ndeshje kjo që fare lehtë ka mundur të fitohet, pasi kishin epërsinë deri në minutën e 90-të, shkruan Gazeta Olle.

Pas ndeshjes, trajneri i Gjilanit, Gentian Mezani tha se gabimi i bërë sot është i pafalshëm.

“Nuk na falet ky gabim, çdo ndeshje po gabojmë vet. Çdo ndeshje po kemi gabime indivuale. Jemi të merzitur për këto pikë që lam, por më vonë do ta analizojmë ndeshjen”, deklaroi fillimisht Mezani për SSK.

“Sigurisht ka ende loje, janë edhe gjashtë ndeshje apo 18 pikë. Unë kam kërkuar gjatë gjithë kohës që këto ndeshje të japim maksimumin pasi që janë sikurse finale. Një gabim kushton, por gjithsesi ne nuk jemi dorëzuar”, përfundoi Mezani.

Në kuadër të xhiros së 28-të, ekipi i Gjilani takohet me Feronikelin në udhëtim.