Milot babai ju prezanton ‘raketën’ Tian, djali i tij i porsalindur

Futbollisti i kombëtares së Kosovës Milot Rashica është bërë baba për herë të parë.

Bashkëshortja e tij Belkiz Kera ka sjellë në jetë një djalë të cilin e kanë quajtur me emrin Tian.

Nëna e re ka publikuar edhe disa fotografi në Instagram ku foshnja shihet shëndosh e mirë me një kapele të personalizuar me emrin e tij.

Rashicën e ka uruar edhe futbollisti tjetër shqiptar nga Zvicra Granit Xhaka. “Urime vlla. Ishallah rritet me prind e ka jetë të gjatë”, ka shkruar Xhaka.