Connect with us

Ministrja Xhaçka ftohet në DASH, Lu: Po investojmë në të ardhmen e FA

Kuriozitete

Ministrja Xhaçka ftohet në DASH, Lu: Po investojmë në të ardhmen e FA

Ministrja Xhaçka ftohet në DASH, Lu: Po investojmë në të ardhmen e FA

Rritja e buxhetit të Mbrojtjes dhe faza e re e marrëdhënieve mes Shqipërisë dhe SHBA-ve ishin mesazhet kryesore të ministres së Mbrojtjes znj. Olta Xhaçka dhe ambasadorit amerikan z. Donald Lu, gjatë ceremonisë së dorëzimit të 12 mjeteve të blinduara nga qeveria amerikane për Forcat e Armatosura shqiptare.

Në fjalën e tij, ambasadori Lu vlerësoi personalisht ministren Xhaçka për punën e saj në krye të Ministrisë së Mbrojtjes, për të cilën ai ofroi mbështetjen e qeverisë amerikane, si dhe njoftoi ftesën për ministren e Mbrojtjes për të vizituar Pentagonin.

“Ministrja Xhaçka po investon në të ardhmen. Ne i ofrojmë mbështetjen tonë të plotë për këto investime. Për ushtarët dhe marinarët heroikë të Shqipërisë.

Kam nderin të njoftoj që në muajin Janar, Departamenti i Mbrojtjes do të pres ministren tuaj të re të Mbrojtjes, Olta Xhaçka dhe një delegacion të nivelit të lartë në Pentagon për të diskutuar se si mund të zgjerojmë marrëdhëniet tona ushtarake dhe të rrisim mbështetjen tonë për FA shqiptare.”- u shpreh ambasadori Lu, i cili çmoi vendimin e qeverisë shqiptare për të rritur ndjeshëm buxhetin për Mbrojtjen dhe gjithashtu njoftoi edhe rritjen e buxhetit të qeverisë amerikane për trajnimin e ushtarakëve shqiptarë në SHBA.

Nga ana e saj, ministrja Xhaçka falënderoi qeverinë amerikane për mbështetjen e treguar ndaj Forcave të Armatosura shqiptare, si dhe theksoi fazën e re të marrëdhënieve me SHBA, të cilat ajo i cilësoi si aleat strategjik. /b.l/noa.al/

www.noa.al – Agjencia Kombëtare e Lajmeve NOA, pjesë e NOA-InfoMedia. Viti i njëmbëdhjetë i transmetimit.
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara © 2007-2017 Agjencia Kombëtare e Lajmeve NOA.

Lexo Me Shume
Dicka qe mund te ju pelqej..
Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

More in Kuriozitete

Me te lexuarat

Te ndryshme

Facebook

To Top