Misioni super i veçantë i Fikret Shatrit – vrapim nga Prishtina në Tiranë!

Fikret Shatri ia ka vërë vetës një synim tjetër, por aspak të lehtë.

Ish-basketbollisti i njohur i Prishtinës, tani punonjës në Departamentin e Sportit pranë Ministrisë për Kulturë Rini e Sport, do të bëjë një vrapim super të veçantë.

45-vjeçari nga Istogu që njihet për vrapime të gjata, do të vrapojë nga Prishtina në Tiranë.

“Edhe 15 ditë….Prishtinë – Tiranë 257 km. Vrapi i shqipes nga Skënderbeu n’Skënderbe. 2 Korrik 2020 18:00 h’”, ka shkruar Shatri në Facebook, raporton Gazeta Olle.

Shatri do të niset pasditen e 2 korrikut, dhe në Tiranë planifikohet të mbërrijë më 4 korrik, që do të thotë se ai do të vrapojë ditë e natë.

Javë më parë, Fikreti vrapoi edhe nga Prishtina deri në vendlindjen e tij në Istog. /Gazeta Olle/