Connect with us

Mogherini: Viti 2018 unik për Shqipërinë, presim hapa konkretë. Bushati: Të vendosur për reformat

Kuriozitete

Mogherini: Viti 2018 unik për Shqipërinë, presim hapa konkretë. Bushati: Të vendosur për reformat

Mogherini: Viti 2018 unik për Shqipërinë, presim hapa konkretë. Bushati: Të vendosur për reformat

Përfaqësuesja e Lartë e BE, Federica Mogherini i ka bërë thirrje Shqipërisë të zbatojë reformën në drejtësi dhe vettingun, duke ofruar njëkohësisht dhe mbështetjen e BE për këto reforma të rëndësishme.

Nga Brukseli ku ka dhënë një konferencë për mediat pas takimit me ministrin Ditmir Bushati, Mogherini tha se Shqipëria duhet të plotësojë kushtet për anëtarësimin në BE. Ajo deklaroi se viti 2018 do të ofrojë mundësi unike për rajonin, por edhe për Shqipërinë.

"Besoj te rruga e Shqipërisë drejt BE. Shqipëria duhet të plotësojë kushtet për negociatat, një sistem drejtësie jo të korruptuar. Shqiptarët do ta mbështesin këtë reformë, sepse është punuar fort për të. BE do ta mbështesë Shqipërinë për zbatimin e reformës në drejtësi. Pritshmëritë janë të mëdha për zbatimin e vettingut, ne do jemi në krahun tuaj për këtë çështje.

Kemi diskutuar për rrugën e shtetit ligjor dhe krimin e organizuar. Shqipëria duhet të jetë e këmbëngulur për të luftuar krimin. Presim që viti 2018 të ofrojë një mundësi unike për rajonin dhe për Shqipërinë. Presim hapa konkret për Shqipërinë në vitin e ardhshëm, procesi i integrimit është i pakthyeshëm", u shpreh Mogherini.

Nga ana tjetër ministri i Jashtëm Bushati deklaroi se Shqipëria do të vijojë me zbatimin e reformave të rëndësishme në vend. Bushati tha se viti 2018 do të jetë vendimtar për Shqipërinë, duke shtuar se hapja e bisedimeve do të sigurojë më tej një sens orientimi. Ai theksoi se qeveria do të vijojë luftën kundër krimit.

"Shkëmbyem pikëpamje rreth progresit të Shqipërisë në procesin e zbatimit të marrëveshjes së asociimit në BE. Shqipëria ka filluar punën teknike për zbatimin e detyrimeve që do burojnë nga negociatat. Presim që viti 2018 të jetë një vit vendimtar për Shqipërinë dhe besojmë se hapja e bisedimeve do sigurojë më tej një sens orientimi. Reforma në drejtësi është një mundësi unike, i ka dhënë rol të paprecedentë monitorimit të ndërkombëtarëve.

Diskutuam dhe për rezultatet në luftën kundër krimit të organizuar, veçanërisht luftës kundër kultivimit të kanabisit. Kjo dëshmon vullnetin për të rrënjosur ligjin në vend. Do vazhdojmë bashkëpunimin e mëtejshëm politik me të gjithë faktorët politikë në Shqipëri, në përputhje të marrëveshjes së 18 majit, që siguroi vazhdimësinë e duhur të reformave", tha Bushati. /b.l/noa.al/

www.noa.al – Agjencia Kombëtare e Lajmeve NOA, pjesë e NOA-InfoMedia. Viti i njëmbëdhjetë i transmetimit.
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara © 2007-2017 Agjencia Kombëtare e Lajmeve NOA.

Lexo Me Shume
Dicka qe mund te ju pelqej..
Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

More in Kuriozitete

Me te lexuarat

Te ndryshme

Facebook

To Top