Momenti kur Kresha dhe nusja vendosin unazat e martesës (Video)

Mc Kresha i ka dhënë fund beqarisë mbrëmjen e sotme. Reperi u martua me partneren e tij, Erzinën me të cilën prej disa kohësh ishte në lidhje, por preferoi që të mos e bënte publike. Çifti po martohen me një dasmë madhështore, me të ftuar të shumtë VIP.

Ndonëse çifti u kishin kërkuar të ftuarve të mos publikonin foto e video nga dasma, kjo gjë nuk është zbatuar dhe pamjet kanë nisur të qarkullojnë menjëherë në rrjete sociale. Në një video të publikuar shfaqet momenti kur çifti shkëmbejnë unazat e martesës teksa të ftuarit duartrokasin e brohorisin për ta.

View this post on Instagram

Momenti kur Kresha dhe Erzina vendosin unazat😍

A post shared by Xing.al (@xing.al) on