‘Mos qani për mua’, vëllai tregon telefonatën e fundit me Rezartën, amaneti që la

Ka mbetur ende mister helmimi i çiftit që vetëm pak ditë më parë kishin bërë dasmën, Olsit dhe Rezartës. Në një intervistës për “Gazeta Shqip”, vëllai i Rezartës, Reshit pretendon se motrën ia kanë helmuar dhe kërkon zbardhjen e të vërtetës. “Mos u mërzisni se ndihem shumë mirë! Mos qani për mua!”, kanë qenë fjalët e fundit që Rezarta Xibrraku iu ka thënë familjarëve të saj nëpërmjet telefonit përpara se të ndahej nga je.ta.

Intervista e plotë:

Reshit, si e morët vesh lajmin për vde.kjen e motrës?

Mëngjesin e së premtes, na morën në telefon të afërmit e Olsit dhe na thanë se Rezarta ishte shtruar në spitalin e Librazhdit. Kur shkuam atje, morëm vesh se kishte vd.ekur.

Nga se kishte vd.ekur?

Të afërmit e dhëndrit na thanë se janë helmuar me mangall, por ne nuk e besojmë një gjë të tillë. Kemi dyshime që i kanë helmuar. Njeriu nuk mund të vd.esë aq lehtë nga mangalli.

Ju dyshoni se bëhet fjalë për kr.im dhe jo për ngjarje aksi.dentale?

Kemi dyshime se dikush nga të afërmit e Olsit mund t’i ketë helmuar nga zilia. Ata të dy e donin shumë njëri-tjetrin. Janë martuar me dashuri dhe dukeshin shumë të lumtur. Ende nuk e kemi marrë veten nga ajo që ka ngjarë, por ne si familje do të bëjmë hetimet tona. Ndër të tjera, po presim që të vijë edhe ekspertiza mjeko-ligjore. Aty do të gjendet e vërteta.

Kur keni folur për herë të fundit me motrën?

Folëm në telefon mbrëmjen e së enjtes, pra një natë përpara ngjarjes dhe e pyetëm se si ndihej në familjen e re. Ajo dukej mirë. Na tha që të mos e kishim merak dhe që të mos qanim për atë. Kishte vetëm pak ditë që ishte martuar dhe dukej e lumtur.

Dyshuat për ndonjë gjë atë natë?

Jo, nuk dyshuam, ndonëse nga zëri kishte diçka që nuk shkonte me të.

A mund të ketë qenë ky ndoshta një amanet për juve?

Ndoshta po.

Burimi: Gazeta Shqip