Connect with us

Moti gjatë vikendit

Lajme

Moti gjatë vikendit

Sipas parashikimeve të Institutit Hidrometeorologjik të Kosovës të shtunën dhe të dielën vendi ynë do të jetë nën ndikimin e masave të ajrit me presion të lartë atmosferik.

Në këto kushte do të mbajë mot kryesisht i vranët dhe me intervale me diell. Në pjesen e parë të ditës vende-vende do të krijohen kushte për mjegull të intensitetit mesatar, transmeton Telegrafi.

Vlera minimale e temperaturës gjatë vikendit do të lëvizë ndërmjet -4 deri -6 gradë Celsius, kurse maksimalet e ditës do të lëvizin ndërmjet 1-4 gradë Celsius.

Shtypja atmosferike mbetet e lartë mbi vlerat e normales, por ka tendencë të ulet gjatë javës së ardhshme, lagështia relative e ajrit në mëngjes do të jetë rrethë 98% , gjatë ditës parashihet të bie rreth 74%. Do të fryjë erë nga verilindja e lehtë deri mesatare.

Lexo Me Shume
Dicka qe mund te ju pelqej..
Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

More in Lajme

Me te lexuarat

Te ndryshme

Facebook

To Top