Connect with us

Mund të kishte përfunduar në tragjedi, shoferi u shpëton jetën fëmijëve

Kuriozitete

Mund të kishte përfunduar në tragjedi, shoferi u shpëton jetën fëmijëve

Mund të kishte përfunduar në tragjedi, shoferi u shpëton jetën fëmijëve

Dy fëmijë mund ta cilësojnë veten si më me fat pasi kanë mundur të shpëtojnë mirë dhe pa lëndime nga një aksident i mundshëm i cili mund të kishte përfunduar edhe tragjikisht.

Pamjet e filmuara nga kamerat e sigurisë në një zonë rurale në Norvegji tregojnë një autobus, nga i cili zbresin disa fëmijë.

Por ndërsa shumica e tyre presin të largohet autobusi që të kalojnë rrugën, njëri prej tyre nxiton dhe vrapon nga pjesa e pasme e autobusit pa parë nëse po vinte apo jo makinë nga krahu tjetër.

E sapo djaloshi niset, një vajzë paksa më e madhe fillon ta ndjekë për ta ndaluar, në këtë moment një kamion shikohet të vijë nga krahu tjetër i rrugës dhe frenon menjëherë.

Fatmirësisht gjithçka ka përfunduar pa asnjë të lënduar, dhe e gjithë kjo pasi drejtuesi i makinës ka reaguar në kohë, duke shmangur në këtë mënyrë një tragjedi të vërtet. /b.l/noa.al/ www.noa.al – Agjencia Kombëtare e Lajmeve NOA, pjesë e NOA-InfoMedia. Viti i njëmbëdhjetë i transmetimit.
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara © 2007-2017 Agjencia Kombëtare e Lajmeve NOA.

Lexo Me Shume
Dicka qe mund te ju pelqej..
Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

More in Kuriozitete

Me te lexuarat

Te ndryshme

Facebook

To Top