Munishi: Pas rezultatit 3:0 deshta ta respektoj kundërshtarin

Kanë përfunduar dy ndeshjet e para të ditës së sotme në Gjilan dhe Suharekë.

Ballkani ka shënuar fitore të lehtë ndaj Vushtrrisë me rezultatin 3:1, shkruan Gazeta Olle.

Kryetrajneri i Ballkanit, Ismet Munishi, u shpreh i kënaqur me angazhimin e futbollistëve të tij.

“Isha i kënaqur me angazhimin, ishte paksa vapë, kemi pasur shumë lojë e shumë ngarkesë. Isha i kënaqur me gjithë futbollistët. Pas rezultatit 3:0 deshta ta respektoj kundërshtarin si dhe futbollistët që nuk janë inkuadruar më herët. Në përgjithësi jam i kënaqur me ndeshjen.” tha Munishi për SSK.

I pyetur për ndeshjet e ardhshme ai u përgjigj:

“Skuadra e jonë është shumë e gatshme për arsye se jemi të vetmit që kemi luajtur çdo ndeshje, çdo ndeshje kundërshtarin e fort, pra për neve nuk është asgjë e re.” përfundoi Munishi.

Ballkani tashmë zë pozitën e dytë, së paku deri në përfundim të ndeshjes së Prishtinës, pasi të fundit në rast fitore do të dilnin në këtë pozitë. /Gazeta OLLE