Connect with us

Ndarja me Shakirën, reagon më në fund futbollisti Pique me një foto që thotë gjithçka

Video

Ndarja me Shakirën, reagon më në fund futbollisti Pique me një foto që thotë gjithçka

Ndarja me Shakirën, reagon më në fund futbollisti Pique me një foto që thotë gjithçkaS. Bardhi

Prej disa kohësh mediat kanë aluduar shumë rreth futbollistit spanjoll Gerard Pique në lidhje me ndarjen e tij nga këngëtarja Shakira.

Aludimi mund të themi kishte baza, pasi çifti nuk shihej bashkë në daljet e fundit publike dhe as në profilet e tyre zyrtare të rrjeteve sociale nuk kishin postuar prej kohësh foto së bashku.

Gjithashtu u fol se kush mund të ishte shkaktari i ndarjes së çiftit që kanë dhe dy fëmijë nga martesa e tyre, përkatësisht Milan dhe Sasha.

Por ja që fatmirësisht asgjë nuk paska qenë e vërtetë rreth ndarjes së tyre.

Pique më në fund ka reaguar dhe ua ka mbyllur gojën të gjithëve më një foto të postuar në Instastory, ku duket Shakira duke kryer prova dhe nga krahu tjetër i skenës ndodhet futbollisti që i ka bërë dhe foton.

Pra çifti është bashkë, tashmë më shumë se prej 7 vitesh, pasi Shakira dhe Pique janë njohur në Kampionatin Botëror “Afrikë e Jugut 2010”, ku Shakira ka qenë zëri kryesor i këngës zyrtare të këtij evenimenti futbollistik.

Lexo Me Shume
Dicka qe mund te ju pelqej..
Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

More in Video

Me te lexuarat

Te ndryshme

Facebook

To Top