Connect with us

Ndërron jetë tragjikisht gazetarja, policia zbulon rrethanat e vdekjes

Showbiz

Ndërron jetë tragjikisht gazetarja, policia zbulon rrethanat e vdekjes

Gazetarja e portalit Konical.al, Arlinda Canaj ka ndërruar jetë në mënyrë tragjike. Ajo që e ka dhënë e para lajmin ka qenë e bija nëpërmjet adresës të së ëmës së ndjerë në Facebook.

Stafi i portalit ku ajo punonte i ka dedikuar gjithashtu një status prekës 46-vjeçares.

Sipas njoftimit të policisë, gazetarja ka rënë nga kati i katër i pallatit ku banonte. Canaj vuante nga depresioni dhe kishte 6 vite që merrte mjekim për sëmundjen e saj.

Gazetarja ndërroi jetë në spital pasi nuk mundi t’i rezistonte plagëve të marra nga rënia nga lartësia.

NJOFTIMI I POLICISË

Më datë 24.08.2017, rreth orës 17:10, në numrin e emergjencave 112, ka ardhur një njoftim për një shtetase të rënë nga lartësia, në rrugën “Kongresi i Manastirit”.

Menjëherë në vendin e ngjarjes kanë shkuar Shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr 4 dhe ambulanca, të cilët kanë konstatuar shtetasen A. R., 46 vjeçe, e cila kishte rënë nga kati i katërt i pallatit ku banonte dhe është dërguar në S.Q.U., në gjendje të rëndë për jetën.

Rreth orës 19:30, mjekët e S.Q.U.-tës, lajmërojnë se shtetasja A. R., ka gjetur vdekjen si pasojë e goditjes së marrë nga rënia nga lartësia.

Nga hetimet e kryera është mësuar se kjo shtetase merrte mjekim prej gjashtë vjetësh, pasi vuante nga depresioni dhe dyshohet të jetë vetëhedhur nga ballkoni i banesës së saj.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.

Lexo Me Shume
Dicka qe mund te ju pelqej..
Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

More in Showbiz

Me te lexuarat

Te ndryshme

Facebook

To Top