Ndihmat e futbollistëve të kombëtares dhe FFK-së arrijnë tek fëmijët e shkollave të futbollit

Federata e Futbollit të Kosovës në bashkëpunim me futbollistët e kombëtares tonë kanë ndihmuar me pako ushqimore edhe në natën e Fitër Bajramit.

Pakot ushqimore kanë pasur për adresë familjet e fëmijëve nënevojë të shkollave të futbollit.

“Federata e Futbollit të Kosovës, së bashku me futbollistët e Kombëtares , sot në natën e Bajramit, dhuruan pako ushqimore për fëmijët e shkollave të futbollit,që klubet përkatësisht shkollat i kanë parë si më të arsyeshëm ,që t’ju ndihmohet”, thuhet në njoftimin e Lidhjes Rajonale të Prishtinës, raporton Gazeta Olle.

“Falenderojm të gjithë ata që kontribuan , në ndihmën e dhënë këtyre futbollistëve”, shkruan tutje në njoftim!