Në shtëpinë e Arbana Osmanit, moderatorja organizon festë me VIP-a

Arbana Osmani ka vendosur ta festojë daljen e librit të saj të dytë me gatime “Receta për 5 minuta”, me një festë të organizuar në ambientet e shtëpisë së saj.

Moderatorja ka bërë disa postime ku tregon ambientin magjik ku ka pritur miqtë dhe mes tyre nuk mund të mungonte Xhemi.

Arbana ka postuar edhe një video me Xhemin ku tregon se e ka çmendur këto kohë me librin.

Ndërsa gazetari i njohur Eraldo Rexho na ka zbuluar menunë e kësaj nate speciale.

Për Arbanën është përgatitur edhe një tortë me kopertinën e librit të saj.