Nëna shqiptare shtrihet mbi varrin e djalit të vdekur: S’iki nga këtu pa gjetur drejtësi!

Lena Dodaj është një nënë shqiptare e cila jeton prej vitesh në Itali. Prej 18 tetorit të vitit 2011 ajo humbi të birin në moshën 25-vjeçare. I riu ishte duke punuar, kur një aksident i mori jetën.

Risultato immagini per lena dodaj

Prej pak kohësh Lena ka vendosur të shtrihet në varrin e të birit deri sa të mësojë të vërtetën. Ajo thotë se nuk do të ikë prej aty, ndërsa shton se ka vite të tëra që kërkon drejtësi. Gjithashtu, gruaja thotë se të gjithë e kanë braktisur.

Risultato immagini per lena dodaj

Maringleno Dodaj u rrëzua nga çatia e ndërmarrjes ku punonte, ndërsa sot Lena Dodaj është futur në grevë urie dhe kërkon të dijë shkaqet dhe rrethanat e aksidentit në punë.

Risultato immagini per lena dodaj

Kjo është hera e dytë pas Qershorit 2017 që gruaja shqiptare proteston për të kërkuar drejtësi për djalin e saj. Tani ajo kërcënon me grevë urie dhe thotë se do flejë tek varri i djalit deri sa të rihapet hetimi për rastin e Maringleno Dodajt.

Ajo thotë:

Funerali i djalit tim u mbajt pa u kryer autopsia. Askush nuk donte të më jepte përgjigje, madje as mjekët. M’u mohua e drejta për të parë djalin tim në spital, as nuk munda t’i thosha lamtumirë. E pashë vetëm në arkivol”.

Në të kaluarën, Lena Dodaj i ka dërguar shkresa edhe Ministrisë italiane të Drejtëisë, si dhe Presidencës.

Ajo thotë se djali i saj kishte mbërritur gjallë në spital, por ndërroi jetë pas disa orësh.

Gruaja shprehet:

Më thanë që kishte hyrë në sallën e operacionit, por realisht vdiq në urgjencë”.

Në atë kohë, ndaj mjekëve u kryen hetime me urdhër të prokurorit, por si përfundim vdekja e të riut shqiptar u konsiderua si aksident në punë.

***