Connect with us

Nëse e shihni këtë simbol në biletën tuaj të aeroplanit, mund ta keni më të vështirë udhëtimin

Kuriozitete

Nëse e shihni këtë simbol në biletën tuaj të aeroplanit, mund ta keni më të vështirë udhëtimin

Pasagjerët e linjave të fluturimit që e gjejnë një simbol me katër ‘S’ të stampuar në pjesën e poshtme djathtas të lejes për fluturim, e cila merret në aeroport, do të përballen me kontrolle të shtuara nga autoritetet amerikane, para hyrjes apo daljes nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Kodi SSSS – Secondary Security Screening Selection – do të thotë që ju jeni përzgjedhur nga të gjithë pasagjerët tjerë për t’ju nënshtruara kontrolleve të shtuara para hyrjes në avion.

Sipas autoriteteve amerikane, përzgjedhja e pasagjerëve që do t’ju nënshtrohen këtij procesi bëhet në mënyrë të rastësishme, por në bazë të përvojës thuhet që keni më shumë gjasa që të përzgjidheni nëse keni paguar biletën me para cash apo nëse keni bile njëdrejtimëshe.

Ky kod ishte futur në përdorim pas sulmeve të 11 shtatorit në New York, transmeton gazetametro.net.

Nëse e hasni këtë simbol në ‘boarding pass’, ju do të kontrolloheni imtësisht nga policia, duke përfshirë çantat, kompjuterët dhe të gjitha gjërat tjera, proces që zgjat së paku gjysmë ore. Shpesh mund të ndodhë që një person të zgjidhet shumë shpesh në fluturime të ndryshme.

 

Lexo Me Shume
Dicka qe mund te ju pelqej..
Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

More in Kuriozitete

Me te lexuarat

Te ndryshme

Facebook

To Top