Connect with us

Nisin punimet për tregun te “Mine Peza”, Veliaj: Fund fenomenit të shitjes në rrugë

Kuriozitete

Nisin punimet për tregun te “Mine Peza”, Veliaj: Fund fenomenit të shitjes në rrugë

Nisin punimet për tregun te “Mine Peza”, Veliaj: Fund fenomenit të shitjes në rrugë

Brenda vitit të ardhshëm Tirana do të ketë një rrjet modern tregjesh publik të fruta-perimeve, për t’i dhënë fund fenomenit të shitjes produkteve ushqimore në rrugë. Pak ditë pasi nisi rindërtimin e tregut te lulishte “1 Maji” në Njësinë 5, bashkia po rindërton edhe tregun në Rr. “Mine Peza” në Njësinë 9.

Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, vlerësoi faktin se brenda pak ditësh nisi puna për rindërtimin e një tjetër tregu modern, që do ofrojë më shumë mundësi shitje për tregtarët, por edhe siguri për qytetarët.

“Më vjen shumë mirë që nismën tonë për tregje të reja dhe shërbimit me higjienë të fruta perimeve dhe gjithë produkteve ushqimore në Tiranë po e çojmë në një nivel tjetër. Nuk mjafton vetëm të kemi Pazarin e Ri, duhet të kemi gjithë rrjetin e tregjeve ku shitet nëpër lagjet tona”, u shpreh Veliaj.

Ai theksoi se Bashkia e Tiranës synon që deri në fund të vitit tjetër, përmes krijimit të këtij rrjeti tregjesh, t’i japë mundësi çdo tregtari që të ketë një vend të garantuar për shitjen e produkteve në hapësira të posaçme.

“Ky është tregu ynë i tretë. Në shumë pak kohë mbaruam tregun në Njësinë 2, pas Pazarit të Ri, filluam tregun në njësinë 5, do të vijojmë me tregun në Njësinë 8. Deri në fund të vitit tjetër, do kemi përfunduar të 24 njësitë me tregje moderne, për t’u ndarë njëherë e mirë nga eksperienca 100 vjeçare e shitjes në rrugët e Tiranës. Kjo është një betejë që ende s’e kemi fituar, por jam i vendosur që ta fitojmë”, tha Veliaj.

Kryebashkiaku nënvizoi se për të luftuar këtë fenomen, përveç ndërtimit të infrastrukturës së nevojshme të tregtimit, është i nevojshëm edhe bashkëpunimi i vetë qytetarëve që të mos stimulojnë tregtinë në rrugë.

Ai shtoi se është e rëndësishme që gjithkush të kuptojë dhe të respektojë rregullat e jetesës në komunitet, duke mos zënë hapësirat e përbashkëta, apo trotuaret për të tregtuar produkte, në radhë të parë jashtë çdo lloj kushti higjenik. /b.l/noa.al/

www.noa.al – Agjencia Kombëtare e Lajmeve NOA, pjesë e NOA-InfoMedia. Viti i njëmbëdhjetë i transmetimit.
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara © 2007-2017 Agjencia Kombëtare e Lajmeve NOA.

Lexo Me Shume
Dicka qe mund te ju pelqej..
Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

More in Kuriozitete

Me te lexuarat

Te ndryshme

Facebook

To Top