Kuriozitete
“Një grup më pak nga lista e narkotrafikut”, Xhafaj: Të vendosur për spastrimin e krimit
"Një grup më pak nga lista e narkotrafikut", Xhafaj: Të vendosur për spastrimin e krimit
Ministri i Brendshëm Fatmir Xhafaj, ka përshëndetur misionin e arrestimit të disa personave si pjesë të strukturave kriminale në Fier.
Nëpërmjet një statusi në profilin e tij në twitter Xhafaj ka thënë se policia është e vendosur për spastrimin e plotë të grupeve kriminale.
"Në Fier u realizua goditja e parë e Forca E Ligjit: një grup më pak nga lista e narkotrafikut, tashmë i asgjësuar.
Përgëzime Policisë Fier dhe strukturave të Drejtorisë Qendrore për këtë sukses!Të vendosur për spastrim të plotë të grupeve kriminale dhe sekuestrim të aseteve të tyre", shkruan Xhafaj.
Operacioni “Forca e Ligjit' ka realizuar sot goditjen e parë ndaj një grupi kriminal që në skedën operacionale figuronte me aktivitet në fushën e narkotikëve, në zonën e Fierit.
Në pranga janë vënë: Kujtim Kuçi, 45 vjeç, banues në fshatin Sulaj, Fier, Bashkim Ahmeto (Kuçi), 43 vjeç, banues në fshatin Sulaj, Fier dhe Dritan Tusha, 47 vjeç, lindur dhe banues në Shijak.
Shtetasit e ndaluar, si anëtarë të grupit të strukturuar kriminal, dyshohet se ndër vite në bashkëpunim me njëri-tjetrin kanë trafikuar lëndë narkotike të llojit kokainë, heroinë dhe kanabis sativa, brenda dhe jashtë Shqipërisë.
Gjithashtu, ky grup kriminal që operonte kryesisht në zonën e Fierit, dyshohet se ka qenë i përfshirë në disa ngjarje të rënda si vrasje, rrëmbim personi, për të cilat po vijojnë hetimet intensivisht. /b.l/noa.al/
www.noa.al – Agjencia Kombëtare e Lajmeve NOA, pjesë e NOA-InfoMedia. Viti i njëmbëdhjetë i transmetimit.
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara © 2007-2017 Agjencia Kombëtare e Lajmeve NOA.