“Një sëmundje e ngjashme me gripin mund të qarkullojë nëpër botë për 36 orë e t’u marrë jetën 80 milionë njerëzve”

Një sëmundje e ngjashme e gripin mund të qarkullojë nëpër botë në 36 orë dhe t’u marrë jetën rreth 80 milionë njerëzve.

Të paktën kështu kanë paralajmëruar ekspertët e shëndetit.

Një shekull më parë një grip pandemik që u përhap nga Spanja infektoi një të tretën e popullsisë së botës duke u marrë jetën 50 milionë njerëzve. Një pandemi e tillë mund të ndodhë sërish për shkak të lehtësisë që kanë njerëzit për të udhëtuar nga një vend në tjetrin dhe pasojat, sipas ekspertëve, mund të jenë më të rënda.

‘Global Preparedness Monitoring Board’ (GPMB), një skuadër me ekspertë të shëndetit, të udhëhequr nga ish drejtuesi i OBSH-së, kanë bërë gati një raport me qëllim që të nxitit liderët botërorë që të veprojnë sa janë në kohë.

Në një raport të publikuar nga GPMB thuhej:

Rreziku i përhapjes së një pandemie rreth e qark globit është real. Një patogjen që lëviz shpejt ka potencialin për t’u marrë jetën me miliona njerëzve të çekuilibrojë ekonomitë dhe të destabilizojnë sigurinë kombëtare.”
Raporti që mban emrin ‘ Një botë në Rrezik’ sqaron se përpjekjet për menaxhimin e këtyre krizave shëndetësore siç mund të jetë Ebola janë ‘jashtëzakonisht të pamjaftueshme’.

Burimi:Mail Online|Përktheu dhe përshtati:JOQ Albania