Connect with us

Njerëzit me këtë formë fytyre janë të fiksuar pas marrëdhënies intime dhe tradhtojnë më shumë

Kuriozitete

Njerëzit me këtë formë fytyre janë të fiksuar pas marrëdhënies intime dhe tradhtojnë më shumë

Një studim ka dalë në përfundimin se njerëzit me fytyra të gjera dhe katrore janë më të fiksuar pas seksit dhe kanë më shumë gjasa të tradhtojnë.

Studiuesit kanë gjetur se personat me këto karakteristika të fytyrës ishin më agresive dhe me dëshira shumë të larta seksuale.

Ekipi i udhëhequr nga psikologu Steven Arnocky në Universitetin Nipissing, Ontario, studioi fytyrat e 145 studentëve që ishin në marrëdhënie dhe i intervistoi për jetën e tyre seksuale.

Ata me fytyra më të gjera kishin qëndrime pro për seksin rastësor dhe ishin kishin tendenca të tilla si sjellja joetike, paragjykime dhe tiparet psikopatike.

Studiuesit shpresojnë se gjetjet do të hedhin dritë mbi rolin që funksionet e fytyrës luajnë në marrëdhëniet seksuale dhe përzgjedhjen e bashkëshortit, shkruan “Mirror”. Secili nxënës plotësoi një pyetësor për sjelljen e tyre ndërpersonale, për seksin, orientimin seksual, si dhe shanset që ata kishin për të tradhtuar.

Studiuesit morën një fotografi të secilit nxënës për të analizuar shkallën e gjerësisë së tyre të fytyrës në lartësi. Dr Lefevre ka zbuluar më parë se meshkujt me fytyra më të gjera kanë tendencë të kenë nivele më të larta të testosteronit.

Lexo Me Shume
Dicka qe mund te ju pelqej..
Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

More in Kuriozitete

Me te lexuarat

Te ndryshme

Facebook

To Top