Connect with us

Njihuni me gruan që ka fjetur me 400 burra, dhe që shpenzon mijëra funte në gardërobë dhe makijazh (Foto/Video)

Kuriozitete

Njihuni me gruan që ka fjetur me 400 burra, dhe që shpenzon mijëra funte në gardërobë dhe makijazh (Foto/Video)

Janey Farrell pranon se ka një problem serioz. Asaj i pëlqen të shpenzojë shuma të majme të hollave dhe ky është obsesioni i saj i vetëm, me një fjalë ajo është “shopaholike” klasike.

Gjatë një interviste dhënë “Daily Mail”, Janey 30-vjeçe ka thënë se shpenzon mbi 36 mijë funte në vit në gjësende të ndryshme luksoze, transmeton Telegrafi.

Nga shuma e përgjithshme e parave të shpenzuara brenda një viti, ajo ka harxhuar 11 mijë funte në makijazh dhe produkte të ndryshme të bukurisë.

Sipas saj – ajo thjesht nuk mund t’i rezistojë tundimit të blerjes së gjësendeve, siç janë rrobat e disenjatorëve të njohur dhe produktet e bukurisë.

Nëna e tre fëmijëve jeton në Newcastle, dhe bukën e gojës e fiton duke shitur çantat e shtrenjta që i ka përdorur kohë më parë. Pjesën tjetër të hollave e merr nga i fejuari i saj Ross, një ish-ushtarak i cili fiton mbi 100 mijë funte në vit si inxhinier në një kompani.

Ajo e kishte njoftuar të fejuarin e vet në një ueb-faqe ku bashkohen zemrat, ndërsa ka pranuar se ka pasur marrëdhënie seksuale me mbi 400 persona.

Jetën luksoze ajo e paraqet tek adhuruesit e saj në rrjetet sociale, duke postuar fotografi të ndryshme. /Telegrafi/

1

2

3

4

5

6

7

8

9

10

11

12

Lexo Me Shume
Dicka qe mund te ju pelqej..
Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

More in Kuriozitete

Me te lexuarat

Te ndryshme

Facebook

To Top