Nuk duket dhe aq vëllazërore, tension mes lojtarëve në ndeshjen Shqipëri-Kosovë

Shqipëria U-21 dhe Kosova U-21, po luajnë në këto momente mes tyre takimin e vlefshëm për grupin 3 kualifikues, në fushatën eliminatore për Europianin e 21-vjeçarëve.

Në “Elbasan Arena”, kuqezinjtë e drejtuar nga Alban Bushi, ndeshen për herë të parë në grup me Kosovën.

Aktualisht po luhet pjesa e dytë dhe ndeshja vijon 0-0, por në pjesën e parë ka ndodhur edhe një incident që tregon hapur se kjo ndeshje nuk është edhe aq vllazërore.

Në minutën e 42-të, mbrojtësi i Shqipërisë, Tafa bën një ndërhyrje të rëndë dhe nxehet situata mes lojtarëve të të dy ekipeve. Lojtarët nisin përplasjet fizike mes tyre, duke harruar se jemi NJË!

Ja pamjet:

nervozizem lojtaret on Vidnews.