‘Nuk është e lehtë’, Georgina ankohet publikisht për Ronaldon

Georgina Rodriguez prej kohësh është në qendër të vëmendjes së mediave dhe shkak për këtë është lidhja me futbollistin, Christiano Ronaldo.

Mirëpo të jesh partnere e Ronaldos nuk është e lehtë, tregon Georgina së cilës fama i është rritur që pas lidhjes me futbollistin.

Në një intervistë për “The Sun”, Georgina tha se edhe pse nuk është e lehtë të jetë partnerja e një personi të famshëm, ajo nuk do të ndryshonte asnjëherë të dashurin e saj për të tjerët.

“Të jesh partnerja e një personi të famshëm nuk është e lehtë, por këtë fakt nuk do ta ndryshoja për botën”, tha Georgina.